Kompania për Ditribuimin e Energjisë Elektrike KEDS brenda vitit eksporton miliona euro energji elektrike jashtë vendit. Vitin e kaluar ka eksportuar energji në vlerë prej 25 milionë eurove, kurse vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti ka eksportuar 5.4 milionë euro.
Ndërkohë këtë sasi të rrymës KEDS po e eksporton në Serbi e Kinë. Këtë për Gazetën Fjala e kanë konfirmuar nga Doganat e Kosovës.
“Po Dogana ka të dhëna dhe vendet ku ne kemi eksportuar janë Serbia, Danimarka dhe Kina”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Ndryshe KEDS, bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, ka eksportuar rrymë jashtë vendit në vlerë prej 5.4 milionë eurove.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2017, Kosova ka importuar 66.7 GËh energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM 3 2017) Kosova ka eksportuar 194.4 GËh energji elektrike”, thuhet në raportin e ASK-së “Bilanci i energjisë”.
Këtë sasi të energjisë KEDS po e eksporton në kohën kur vendi rrezikohet nga një kolaps i mundshëm energjetik, për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u. Krejt kjo për shkak të vonesave disa vjeçare të institucioneve shtetërore për shpronësimin e tokave në zonat me qymyr në komunën e Obiliqit. /Gazeta Fjala/