Saiti: Deri në vitin 2050 në Maqedoni, persona të moshuar do të jenë 33 për qind e popullatës

0
290

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2050 në
Maqedoni të moshuar do të jenë 33 për qind e popullatës. Në vitin 2008, sipas të dhënave statistikore, persona të moshuar kanë qenë 16,6 për qind e popullatës, ndërsa në regjistrimin në vitin 2002 rreth 15 për qind.

“Maqedonia përballet me numër të madh të popullatës së vjetër. Sipas vlerësimeve të KB-së jetëgjatësia e qytetarëve të Maqedonisë deri në vitin 2050 vazhdimisht do të rritet, kështu që atëherë 33 për qind e popullatës do të jetë mbi moshën 60 vjeçare”, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Sait Saiti në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Javës për kujdes për personat e moshuar “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”.

Qëllimi i shënimit të kësaj Jave, sipas tij është që të ngrihet vetëdija publike për nevojën nga intervenimi i personave të moshuar, por edhe për sigurim të kujdesit dhe ndihmës për ta, duke e pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të përqindjes së popullatës së moshuar.

“Nga këto të dhëna rrjedh se nevojat për personat e moshuar për mbrojtje sociale dhe shëndetësore vazhdimisht rriten dhe si rezultat i kësaj imponohet nevoja nga përfaqësimi dhe zhvillimi i formave për mbrojtje jashtë institucionale, që do të mundësojnë shërbime të afërta deri te shfrytëzuesit për të cilët dedikohen”, tha Saiti.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri, konsideron se pasojat nga vjetërsimi si proces mund të ndjehen në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe se për këtë të gjitha vendet, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, ndërmarrin masa dhe politika për tejkalimin e pasojave, por edhe mundësim të kujdesit adekuat dhe mbrojtje të personave të moshuar.