Kosova do t’i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.
Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, zëvendës përfaqësuesja Rezidente e UNDP, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve.
You Might also Like
Egjipt: Ka filluar votimi i ndryshimeve kushtetuese
Një komitet me 50 ekspertë, i ngarkuar për reformën legjislative, filloi votimin për projektkushtetutën e…
By
1 Min Read
Siri, vrasjet nuk kanë të ndalur
Propozimit të Përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë Lahdar Brahimi për…
By
1 Min Read
Erdoğan: Organizatat terroriste nuk do ta përçajnë popullin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Gaziantep…
By
2 Min Read
Visar Ymeri, kryetar i ardhshëm i Vetëvendosjes
Vetëvendosje njofton se ka vetëm një kandidaturë për kryetar partie, atë të deputetit Visar Ymeri.…
By
1 Min Read
Ndalohet shitja e shpendëve të gjalle në Kinën Lindore
Autoritetet në Kinën Lindore kanë ndaluar shitjen e shpendëve të gjallë si pasojë e shtimit…
By
1 Min Read
Mbyllja e qeverisë amerikane shkakton miliarda dollarë humbje
Presidenti amerikan Barak Obama, zhvilloi një bisedë të gjatë me kryetarin e Kongresit John Boehner…
By
1 Min Read
