Do të jenë gati edhe lejet ndërkombëtare për shoferë.
Agjencia e regjistrimit Civil të Kosovës, nga ky vit do të nis me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë, si dhe lejet ndërkombëtare për shoferë.
Drejtori i kësaj agjencie, Bekim Hoxha theksoin se me këtë hap do të bëhet shumë në sigurinë e fëmijëve.
“kemi hapur procedurë për ndryshimin e ligjit. Kemi hapur procedurë në këtë aspekt. Pajisja e fëmijëve me letërnjoftime është risi në Kosovë. Me këtë dokument ne do t’i japim mundësi qytetarëve që të rrisim sigurinë për fëmijë në rrugë, në shkolla, në institucione shëndetësore se përmes letërnjoftimit mund të ketë casje në sisteme të ndryshme”, tha ai.