Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Mbretërinë e Bahreinit

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahreinit, kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike, përmes nënshkrimit të një marrëveshje nga përfaqësuesit e dy shteteve.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork, kurse në emër të Mbretërisë së Bahreinit, ambasadori Jamal Fares Alroëaiei, Përfaqësues i Përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit pranë OKB-së.

Bëhet e ditur se, në marrëveshjes, ambasadorët Sejdiu dhe Alroëaiei, rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bahreinit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Mbretëria e Bahreinit e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 19 maj 2009 dhe është e 60-a në listën zyrtare të MPJ-së kosovare të vendeve që e kanë njohur shtetin e ri, të njohur deri tani nga 106 shtete anëtare të OKB-së.

Artikulli paraprakSHIISH tërhiqet nga qyteti kyç turkmen sirian
Artikulli vijuesSHBA – Stuhi politike në marrëdhëniet mes CIA-s dhe Kongresit