Kosovari çon në vdekje dy fëmijët, nuk e duronte ndarjen nga gruaja!

Një aksident me pasoja fatale për dy fëmijë, që ka ndodhur në Dresden, të Gjermanisë, po rezulton të jetë bërë me qëllim. Për të qenë edhe më keq, autori i aksidentit – vrasje të dyfishtë, është babai i dy fëmijëve.
Bëhet fjalë për një shqiptar 46 vjeç nga Kosova, i cili duke mos dashur të pajtohet me ndarjen e gruas i kishte vozitur ata qëllimshëm drejt vdekjes, shkruan bild.de ndërsa mediet tjera gjermane theksojnë se ai në këtë mënyrë donte të vriste edhe veten.

Ai e ka ngarë makinën e tij BMW me shpejtësi të madhe drejt dy drurëve, me ç`rast dy fëmijët e tij, vajza 4 vjeçe dhe djali 5 vjeç, kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Vetë ai, si shkaktar i aksidentit të tmerrshëm, ka pësuar lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch mediet gjermane. Por tash ai do të përgjigjet para gjyqit për vrasje të rëndë, të dyfishtë.

Kosovari kishte të drejtë t`i merrte fëmijët gjatë vikendeve nga gruaja, me të cilën zyrtarisht ende nuk ishte shkurorëzuar. Dhe ditën fatale ai i kishte marrë ata, duke i çuar drejt vdekjes! Të dielën në autostradën B6 afër Fischbach-ut ai me veturën e tij BMW X5 kishte kryer krimin e tmerrshëm.

Artikulli paraprakApple sërish thyen rekordet me shitjet e iPhone
Artikulli vijuesDoni fonde? Bëni sikur luftoni ekstremizmin