Kosovë: Buallicat po zhduken

Ishin mbi 45 mijë krerë në fillim të viteve të 80’ta. Pesëmbëdhjetë vjetë më parë ky numër ra në 4500. Ndërsa tani në gjithë Kosovën nuk ka më shumë se 500 krerë buallica. Ku mbeten këto kafshë, që vlerësohen lartë për cilësinë e djathit dhe tlynit të tyre? Që nga paslufta situata ndryshoi shumë. Buallicat më nuk po i mbanë shumëkush. Kësisoj ato po zhduken me shpejtësi të madhe.

“Askush nuk po mund ti mbajë lopët e lëre më buallicat”, thotë Ali Murati nga Kaqaniku, fermer, i cili shpjegon se kushtet e rënda ekonomike dhe pamundësia për t’u kujdesur për këto kafshë ka bërë që fermerët të mos mbajnë buallica.

 

“Nuk kërkojnë edhe shumë punë, por ma lehtë po kujdesemi për kafshët tjera”, thotë ai i cili para lufte kishte 13 krerë e tani i ka vetëm dy.

 

Numri i familjeve që i mbajnë ato është shumë i vogël. Vetëm 35 familje kosovare kanë katër ose më shumë buallica në stallën e tyre.

 

“Sipas dhënave me të cilat disponon Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë (DPBT) në vendin tonë buallica mbarështohet vetëm në 34 ekonomi familjare dhe numri i përgjithshëm i buallicave arrin në rreth 500 krerë”, bënë të ditur Ministria e Bujqësisë pas interesimit të Gazetës Fjala.

 

Një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë kushtet për mbajtjen e buallicave.

 

“Vetëm 24 ekonomi familjare kanë potencial të mirëmbajnë popullacionin aktual të buallicës sepse kanë nga 4 e më shumë krerë të të dy gjinive dhe gjeneratën e re”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Bujqësisë.

 

Në këtë institucion kanë treguar se kanë mbëshur finaciarisht ata që kanë mbajtur buallica. Por, siç kanë thënë në Ministrinë e Bujqësisë kjo ndihmë financiar është vetëm 50 euro për krerë brenda vitit. Mirëpo, ata prentojnë se kjo shumë do të rritet.

 

“Implementimi i programit për mbështetjen direkte të popullacionit të buallicës është pjesë e programit për mbështetjen direkte të lopëve qumështore nga viti 2011. Procedura dhe implementimi është i njëjtë ashtu si plani për mbështetjen direkte për lopë qumështore, me përjashtim që fermerët mbarështues të buallicës përfitojnë për krerët për reproduksion”./GazetaFjala/.

Artikulli paraprakIkona e basketbollit: Islami është fe e paqes
Artikulli vijuesGazeta Zvicerane: Inxhinieri gjerman: Kosova ka thesar brenda që do tu mundësonte kosovarëve të jetojnë si sheikët e Gjirit