Rugova kishte deklaruar se UÇK-ja ‘ndoshta një lojë serbe’.

Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova gjatë konferencave për media të vitit 1998 kishte komentuar edhe rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po aktivizohej gjithnjë e më shumë duke sulmuar punktet policore serbe. Rugova kishte bërë një deklaratë ‘pivotale’ duke e quajtur UÇK’në ‘ndoshta një lojë serbe’.
Hashim Thaçi ditë më parë në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës kishte folur për bashkëpunimin që kishte pasur me të duke thënë se Presidentin kishte pasur një bashkëpunim në momentet pivotale të historisë më të re.

Por në një artikull të botuar në Kohën Ditore më 1998 Rugova citohet duke thënë se UCK ndoshta mund të jetë një lojë serbe.

Mbase tash kur kanë kaluar rreth 16 viteve dhe kur Presidenti Rugova nuk është në mesin e të gjallëve, Kryeministri Thaçi nuk ka ndonjë koment rreth kësaj.

Artikulli paraprakAmbasadorit të Turqisë në Beograd i është dorëzuar notë proteste për shkak të vrasjës së tifozit
Artikulli vijuesSpanje, autoritetet në përgatitje të “listës së zezë” për tifozët e dhunshëm