Kosovë-Shqipëri, 1 vit nga mbledhja e dy qeverive në Prizren, përsëritet në mars

Para një viti, në qytetin e Prizrenit është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e vlerësuar historike.

Por, këtë vit ata do të takohen në fund të muajit mars.

Lajmin e pati konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, ishte bërë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive./rtklive

Artikulli paraprakHeroi i Parisit – shitësi mysliman që shpëtoi 6 pengje
Artikulli vijuesKosova me administratën më të lartë në Evrope- Ilir Ibrahimi shpjegon arsyen