Kosovë, tronditet nga shpërthime gjatë mesnatës

Kosova është tronditur gjatë orëve të para të ditës së premte, nga shpërthime të shumta.

Në Prishtinë, 3 makina me targa zyrtare kanë shpërthyer e më pas janë mbuluar nga flakët. Shpërthimi i tyre ka ndodhur, teksa kanë qenë të parkuara.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk bëhet e ditur as fakti, se kush i kishte në përdorim makinat me targa zyrtare të Prishtinës.

Është mësuar se shpërthimet kanë ndodhur në lagje të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, pikërisht te “Bregu i Diellit”, në “Kodrën e Trimave” dhe në Ulpjanë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, makina që shpërtheu te “Kodra e Trimave” i përket Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim është shënuar edhe në qytetin verior të Mitrovicës, nga ku nuk ka njoftime për të lënduar.

Artikulli paraprakOKB "iu vie keq" që duartrokitën himnin e masakrës së Srebrenicës
Artikulli vijuesVideo – Mbledhja e mëndafshit drejtpërdrejt nga merimanga.