Kostandin Xhuvani nuk pajtohet me dënimin 35 vjet burg që i dha Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër personave më 4 nëntor të vitit të shkuar. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e dhënë më 10 mars. Gjykata e dënoi me burg përjetë djalin e ish –deputetes së PS-së, por e zbriti në 35 vjet masën e dënimit pasi kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar. Kërkesën e tij për të përfituar ulje dënimi ai e justifikon me faktin se ai i vrau Edison Jahon, Enea Xhajin, Arbër Demirajn dhe Gianpialo Azzola pa dashje dhe në mënyrë të pavullnetshme, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës. Vrasja e katërfishtë ndodhi pas një sherri për motive të dobëta që Xhuvani pati me Edison Jahon dhe Enea Xhajin në klubin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit. Pas një konflikti verbal ai doli nga lokali dhe u kthye me një pistoletë në dorë, me të cilën qëlloi menjëherë mbi Jahon e Xhajin. Plumbat kapën edhe shokun e tij, Arbër Dermirajn dhe italianin Azzola, që nuk kishte lidhje me asnjërën nga palët.
You Might also Like
Rama: Incidenti i Kumanovës ka nevojë për një hetim transparent
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Tv Telma theksoi se hetimi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Polici shqiptar po hante byrek, grabitësit vodhën një milion euro
Katër thasët me para të një banke të nivelit të dytë, të cilat u grabitën…
By
Redaksia
8 Min Read
Bushati-Steinmeier: Hetim transparent për Kumanovën
Berlin - Gjatë një vizite punë në Gjermani, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati,…
By
Redaksia
4 Min Read
Tiranë: Një vajzë e mitur shfrytëzohet si prostitutë nga shoqja dhe i dashuri i saj
Një vajzë e mitur shfrytëzohej si prostitutë në Durrës dhe Tiranë nga shoqja dhe i…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqipërinë humb në arbitrazh 57 milionë $
Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare. Këtë herë është gjykata…
By
Redaksia
3 Min Read
Veliaj në sulm ndaj Nishanit: Jeton me vilë në park e eskortë në pedonale
Menjëherë pas takimit të mbajtur nga presidenti Nishani me një përfaqësi të shoqërisë civile mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
