Krasniqi: Do t’i shkoj deri në fund SHIK-ut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e SHIK-ut.


Ndërsa, për një iniciativë të tillë, Krasniqi deri më tani ka grumbulluar vetëm 19 nënshkrime, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së. Kjo kërkesë, sipas tij, assesi nuk i amniston shërbimet tjera informative. Mirëpo, Krasniqi për “Tribuna Shqiptare”, thotë se kërkon mbështetjen edhe të deputetëve tjerë për këtë çështje pasi që nevojiten 40 nënshkrime.
“Grupet e tjera parlamentare po kërkojnë që kjo të bëhet në mënyrë grupore. Po kërkojnë më shumë kohë me vendos, por, unë po ua jap këtë mundësi që si grup me vendos. Kurse përgjigjja e të gjithëve është po. Mirëpo, janë edhe disa kushte se pse disa shërbime tjera nuk po hetohen, e unë jam për me i hetuar të gjitha shërbimet”, tha Krasniqi, duke bërë të ditur se e ka dërguar kërkesën për mbledhjen e nënshkrimeve edhe të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Do të vazhdoj dhe nuk do ndalem me i kërkuar nënshkrimet. Janë disa pyetjet themelore, kush e ka financuar, me cilën bazë legale ka vepruar, kujt i ka raportuar, kush e ka mbikëqyrë, kundër kujt kanë bërë dosje, ku janë ato dosje. Këto janë pyetjet që unë vazhdimisht po i bëjë, dhe te këto pyetje ne duhet me pas përgjigjeje. Pa i dhënë përgjigjet në këto pyetje, ne shtetin e Kosovës nuk mund ta formojmë si shtet, funksional dhe demokratik”, tha ai.
Kurse ish-pjesëtari i SHIK-ut dhe deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vlerësuar Florini po bën marketing politik. /indexonline/kohaislame

Artikulli paraprakNënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!
Artikulli vijuesProkurori i antikorrupsionit, Nazmi Mustafi në burg