Krasniqi: Jabllanoviqi mbeturinë e Millosheviqit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka quajtur ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, mbeturinë të kriminelit Millosheviq.

Ja reagimi i tij:

Është tepër e dhimbshme që në Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane, në institucionet e saja ka mbeturina të Millosheviqit, të cilat pa fije turpi, bëjnë krimin e ri mbi viktimat e politikës serbe të gjenocidit.

Askush e më askush i veshur me petkun e qeveritarit të Republikës së Kosovës, nuk e ka të drejtën t’i fyej nënat gjakovare, ato nëna që edhe 15 vjet pas luftës nuk i din ku i kanë më të dashurit e tyre. Para këtij akti barbarë verbal, nuk duhet të hesht Kryeministri i Kosovës e as zyrtarët e lartë te Kosovës. Pse ata po heshtin?! Ata nuk duhet ti shtien veshët në lesh, sikur rreth tyre nuk po ndodh asgjë.

Nëse Jabllanoviqi, nuk e tërheq fjalën e tij fyese nda nënave tona, atë duhet ta bëjë Kryeministri, duke u tërhequr nga përgjegjësia që nuk mund ta kryej me përgjegjësi! Nëse Kryeministri heshtë, atëherë është e qartë se Qeveria e Kosovës ka më shumë Kryeministra?!

Te gjithë njerëzit e veshur me përgjegjësi institucionale, fjala e tyre duhet te matet shumë herë, se ata kanë marrë përgjegjësi me ju shërbyer qytetarëve, jo m’i fyer ata! Cilido qeveritarë që i fyen qytetarët, ai apo ata nuk guxojnë te mbesin pjesë e institucioneve që paguhen nga paratë publike.

Nëse këta njerëz nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë, atëherë qytetarët duhet t’i vetëdijsojnë duke ua treguar se ku e kanë vendin!

Artikulli paraprakKonfirmohet, Ali Haliti ishte identitet i shpikur
Artikulli vijuesOKB: Sirianët grupi më i madh refugjat pas palestinezëve