Krasniqi: Kosova nuk është vend demokratik – vota manipulohet me 3 euro mbushje!

Kryetari i Këshillit Kombëtar në radhët e NISMA-së për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë sot se zgjedhjet dhe votat e qytetarëve keqpërdoren dhe vidhen.
“Për këtë arsyeje nuk mund të bëhet fjalë për një vend demokratik”, ka shtuar ai.
 
Sipas Krasniqit, në Kosovë shfrytëzohet gjendja e keqe ekonomike që ka populli dhe manipulohet me ta, madje edhe me një thes miell.
 
Krasniqi i ftuar në debatin e organizuar nga KIPRED me temë “Subjektet Politike në Kosovë – Demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”, ka folur jo mirë për mënyrën e organizmit të zgjedhjeve në vend.
 
“Nuk mund të flasim për një shtet demokratik kur në këtë vend manipulohet vota e qytetarit. Ajo votë manipulohet me 3 euro mbushje në telefon apo një thes miell duke e mashtruar qytetarin vetëm që të përfitojnë si individ”, ka thënë mes tjerash Krasniqi. 
Artikulli paraprakSerbia e gatshme për çdo kërcënim, e mëson Maqedoninë si të mbrohet
Artikulli vijuesZbulohet mekanizmi antiinflamator i dietës dhe i agjërimit