PS-UP KUNDËR ORGANIZIMIT “TË TURPSHËM” TË PARAPARË PËR SOT (14.12.2012) NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË

Njoftim për media nga Paqja Studentore
14.12.2012

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, përmes kësaj Komunikate shprehë shqetësim në lidhje me organizimin e të ashtuquajturës “dita kushtuar seksit” nga “Kosovo 2.0”e cila është paraparë që të manifestohet me disa aktivitete, ku ndër të tjera në “Pallatin e Rinisë” pas orës 23:00 do të ketë një organizim të turpshëm i cili aspak nuk korrespondon me traditën tonë familjare dhe shoqërore.
Ne konsiderojmë se shoqëria kosovare ka nevojë për organizime që i shërbejnë ngritjes morale dhe akademike, e jo organizime të tilla ç’njerëzore që i kontribuojnë së keqes dhe degradimit të kësaj shoqërie.

Ne si organizatë studentore mbetemi të përkushtuar që të marrim traditën e punës së shteteve të perëndimit por kurrsesi ti pasojmë në ato cilësi të cilat ne mendojmë se janë virus i një shoqërie të shëndoshë.

Ne nuk jemi kundër informatave të cilat janë në interes të Shëndetit Seksual, por jemi kundër stimulimit të Homoseksualizmit dhe dukurive të ngjashme të cilat janë sinonim i degjenerimit dhe i shkatërrimit të shoqërisë.

Ne mendojmë se “Pallati i Rinisë” i cili ndër të tjera shërben edhe si bibliotekë për një numër të madh të studentëve, të mos shndërrohet për një moment nga “Boro Ramizi” në “Porno Ramizi”, dhe me këtë rasti i bëjmë thirrje menagjmentit të këtij Pallati që ta anuloj menjëherë këtë organizim të çoroditur.
Protagonisteve te kësaj mbrëmje ju bëjmë thirrje qe të merren me gjera që reflektojnë pozitivisht ne rinin tonë dhe të hjekin dorë nga degjenerimi i tyre.

Artikulli paraprakAgani: PD-ja edhe në Qeverinë PDK-AAK
Artikulli vijuesMe Turqinë po analizojmë mundësinë për hapa ligjore ndaj Izraelit