Krerët e federatave të futbollit të Kroacisë dhe të Kosovës, Shuker dhe Vokkri takohen në Zagreb

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Davor Shuker, kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS), janë takuar sot në Zagreb, në selinë e HNS, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shuker dhe Vokrri kanë biseduar rreth mundësive dhe fushave në të cilat këto dy federata mund të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre.

Delegacioni i FFK-së që po qëndron në Zagreb për ta ndjekur ndeshjen e kthimit të PlayOff-it të Ligës së Kampionëve, Dinamo – Skënderbeu u mirëprit nga kryetari i futbollit kroat, Davor Shuker i cili këtë ndeshje do ta shkojë sëbashku me kryetarin e FFK-së, Vokrrin.

Po ashtu, nga FFK është bërë me dije se Federata e Futbollit të Burkina Faso ka dërguar një listë të përfaqësueses së saj me dy ndryshime të futbollistëve, për ndeshjen miqësore me Kosovën, por që për FFK-në këto ndryshime janë të papranueshme.

“Për FFK-në këto ndryshime janë të papranueshme për shkak të cilësisë, ndaj nëse deri nesër më 26 gusht, Federata e Burkina Faso nuk reflekton ndryshimin e duhur sipas marrëveshjes atëherë FFK-ja është e detyruar ta anulojë ndeshjen” përfundon njoftimi.

Artikulli paraprakMaroku dhe Spanja operacion të përbashkët kundër personave të lidhur me ISIS
Artikulli vijuesDigjet një xhami në Francë, autoritetet dënojnë ngjarjen