Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë martesave të së njëjtës gjini.
Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.
“Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,” shprehet Basha.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.
Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t’i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.
“Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare”, shkruhet më tej në deklaratë.
Vendi prej ditësh është përfshirë në debat mbi një prej ndryshimeve kushtetuese të propozuara edhe në saje të Reformës në Drejtësi.
Neni i antidiskriminimit duket se krijon mundësinë që pjesë të Kodit të Familjes të ndryshohen dhe lejojnë martesat edhe mes çifteve homoseksuale.
Më herët ishte Kisha Katolike që doli kundër këtij ndryshimi.
“…Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë”, u tha në një deklaratë të kishës, e cila ndërkohë vuri në dukje se ishte pro mbrojtjes nga diskriminimi.
You Might also Like
Në Beograd një grua mbyt me hanxhar mishi nënën dhe gjyshen
Në qendër të Beogradit dje u gjetën dy trupa të pajetë të dy grave, raportojnë…
By
Redaksia
1 Min Read
100 operacione të ndërlikuara u kryen gjatë javës së shëndetësisë turko kosovare
Dhjetëra qytetarë me probleme të ndryshme shëndetësore kanë përfituar qe të marrin shërbime brenda shtetit…
By
Redaksia
1 Min Read
“Rusia do të dështojë në përpjekjet për të shpëtuar Asadin”
Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir, deklaroi sot se përpjekjet e Rusisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Qëllimet ekonomike të sulmit francez në Mali
Gazeta franceze shkruan se Franca në rajonin jugor të Saharasë me zhvillim ekonomik 5 %,…
By
Redaksia
1 Min Read
Fahri Xharra si Anton Kçira ofendon rëndë muslimanët, zgjohu millosh e zhduki muslimanët!
Pak ka mbytur është dashtë me i zhduk të gjithë racen arabe në Luftën e Kosoves.Zgjohu…
By
Redaksia
1 Min Read
MPB i Turqisë, Ala: Terroristi i sulmit në Stamboll ka lidhje me DAESH
Duke deklaruar se sulmuesi është Mehmet Öztürk i lindur në vitin 1992 në Gaizantep, ministri…
By
Redaksia
2 Min Read
