Krimet e izraelitëve ndaj palestinezëve nuk kanë të ndalur

0
94

Një palestinez 85 vjeçar ka vdekur të enjten pasi ka inhaluar gazin lotsjellës të cilin e kishin shtënë ushtarët izraelit për të shpërndarë protestuesit lokal në Bregun Perëndimor, njofton pala palestineze.

Lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë Reuters, edhe dëshmitarë okular.

Kjo është viktima e parë palestineze e konfliktit me Izraelin këtë vit, i cili pësoi pas përleshjeve të dhunshme me ushtarët në periferi të fshatit Kufr Qaddoum që gjendet afër Nablus, në perëndim të Bregut Perëndimor.

Një zëdhëns ushtarak izraelit nuk ka dashur të komentoj këtë incident./bs/kohaislame