Egjipt: Publikohen statistikat e viktimave nga grusht shteti

Statistikat e publikuara në Egjipt kanë zbuluar numrin e viktimave prej fillimt të grusht shtetit, korrik 2013. Sihfrat nga Qendra Egjiptiane për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale (ECESR) tregojnë se ka pasur 2.665 vdekje të dhunshme dhe gati 16.000 njerëz të plagosur që prej rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi.

Detajet janë mbledhur nga ECESR nga një projekt i madh i bazuar në internet, i quajtur Wiki-Thawra, që ka për qëllim regjistrimin e viktimave në incidentet që po ndodhin si pasojë e grusht shtetit.
Numri i vdekjeve përfshin të vrarët deri më 11 nëntor, ndërsa në shifrat për të plagosurit deri më 3 dhjetor. Të gjitha incidentet ndodhën gjatë presidencës së përkohshme të Adli Mansur.
Numri i personave të arrestuar në Egjipt gjatë të njëjtës periudhë, pohon ECESR, është 13.145 përgjatë 718 incidenteve. Megjithatë, qendra thotë se mbledhja e të dhënave nuk ka përfunduar ende.
Sipas kësaj qendre, numri i vrasjeve arriti kulmin gjatë muajit gusht kur ndodhën masakrat në Rabaa AL-Adawiyaa dhe Al-Nahda. Pothuajse 8.000 vetë u plagosën në këtë muaj.
Qendra ka theksuar se ajo i ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në mënyrë jo-partiake për t’iu shmangur akuzave për anësi politike. Këto shifra të dhëna nga ESECR janë shumë më të larta se statistikat zyrtare të dhëna nga burime brenda qeverisë./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakSirianët i presin ditë të vështira edhe në vitin 2014?
Artikulli vijuesKrimet e izraelitëve ndaj palestinezëve nuk kanë të ndalur