Kriminelët i ze haki i njerëzve të drejtë

Për evidentim të krimit makabër të sotëm në Paris përveç se distancim mendova se duhet edhe një sqarim. Këto krime jo që vetëm nuk kanë lidhje me islamin si fe dhe mësim, por veprimeve të këtyre që i bëjnë këto krime ju mungojnë shumë sense dhe koncepte nga ato të cilat islami mëson që duhet gjithnjë të merren parasysh. Njëri prej atyre senseve dhe koncepteve është ai i ymmetit-bashkësisë të myslimanëve. I cili koncept tani në rrethana globalizmi ndjeshëm është zgjeruar dhe në saje të kësaj ne sot jemi dëshmitarë që myslimanë të ndryshëm pësojnë në skaje të ndryshme të botës nga veprime po të myslimanëve në skaje tjera të botës.

Kështu shohim se Kina shfrytëzon momentin anti-mysliman në botë për të vazhduar me eksternimin fetar dhe etnik që kryen në Turkistanin lindor ndaj turqve të atjeshëm. Ky moment shohim të shfrytëzohet edhe thellë ndër myslimanë, prej Sisit në Egjipt e deri te Putin Kadirovi në Çeçeni, por solla shembullin e Kinës si më pak të përmendurin. Tjetër një koncept islam i cili ju mungon tërësisht këtyre eksterminuesve mysliman, të njohur që herët në tekstet burimore islame si “havarixh” (të përdalë) dhe të gjykuar në ato tekste fetare si “qentë e xhehenemit” është edhe bashkësia njerëzore në tërësi apo “Ymmeti i da’ves”, ku i tërë njerëzimi është bashkësi e cila potencialisht mund të bëhet myslimane dhe i cili koncept buron nga përgjegjësia që Zoti ia ka ngarkuar njerëzve si mëkëmbës të Tij në tokë.

Pasi myslimanët janë ata që besojnë dhe artikulojnë këtë mëkëmbësi ata edhe e kanë përgjegjësinë për njerëzimin. Ashtu sipas këtij koncepti krimi i sotëm do duhej të arsyetohej jo vetëm sipas principit se sa ju sjell dëm myslimanëve në tërësi në botë, por edhe sipas asaj se çka domethënë kjo për njerëzimin në përgjithësi. Çka të bëjnë apo mendojnë tani me mijëra njerëz të drejtë, krishterë, ateistë, hebrenj dhe të tjerë që këtyre ditëve protestojnë kundër ngritjes së ekstremizmit të disa individëve dhe grupeve në vet vendet e tyre?! Më duket se më shumë se haki i myslimanëve të dëmtuar gjithandej nëpër botë, këto të përdalë do i zë edhe haki i këtyre njerëzve të drejtë.

Ramadan Ramadani

Artikulli paraprakRënia e Euros, Arsye: blerja e bonove dhe zgjedhjet në Greqi
Artikulli vijuesReceta që shëron të gjitha sëmundjet?