Krizë diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Brazilit

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Izraelit, Tzipi Hotovely ka paralajmëruar se mosmiratimi i Brazilit për zgjedhjen e Dani Dayan për ambasador izraelit në atë vend mund të çojë në një krizë dypalëshe diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka emëruar Dayan-in në pozitën e ambasadorit në Brazil në gusht, por megjithatë autoritetet braziliane ende nuk e kanë miratuar zgjedhjen e tij.

Arsyeja e mosmiratimit të Dayan-it mund të jetë se ai jeton në një vendbanim të paligjshëm të ndërtuar në Bregun Perëndimor.

Artikulli paraprakVritet gazetari sirian, i cili i ka zbuluar krimet e SHI-së
Artikulli vijuesVIDEO – Nikolla Teslla dhe Steve Jobs nuk kan qenë Musliman por…