Kroacia shpalos fanellat e reja për EURO 2016

Bëhet fjalë për fanellën kuq e bardhë me katrorët e njohur me të cilën Kroacia do të luajë kundër Izraelit në Osjek ndërsa kundër Hungarisë në Budapest do të luajë me variantin e kaltër

 

 

ZAGREB (AA) – Trajneri i kombëtares kroate në futboll, Ante Çaçiç ka paralajmëruar tubimin e lojtarëve në prag të dy ndeshjeve miqësore me Izraelin dhe Hungarinë, ndërkohë që sot u bë shpalosja e fanellave të reja me të cilat kombëtarja kroate do të zhvillojë ndeshjet gjatë Kampionatit Evropian në Francë që do të mbahet mes datave 10 qershor dhe 10 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për fanellën kuq e bardhë me katrorët e njohur me të cilën Kroacia do të luajë kundër Izraelit në Osjek ndërsa kundër Hungarisë në Budapest do të luajë me variantin e kaltër.

Ndeshja miqësore kundër Izraelit do të luhet më datën 23 mars në Osjek dërsa tre ditë më vonë Kroacia do t’i matë forcat me Hungarinë në Budapest.

 

Artikulli paraprakDe Biasi: Të tregojmë pjesën tonë më të mirë në “Euro 2016”
Artikulli vijuesVIDEO – A është gjynah kur gruaja i fol burrit për duhan