TURQI, Masë paraburgim për 327 puçistë

Nga 355 të ndaluar si të dyshuar në kuadër të hetimit të cilin Prokuroria e Përgjithshme e Ankarasë po e vazhdon pas tentativës për puç nga Organizata Terroriste FETO, në mesin e të cilëve gjenden kolonelë, nënkolonelë, togerë, oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe kadetë të shkollës ushtarake, 327 personave u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa 25 u lanë të lirë me kusht që të jenë nën kontroll gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit të cilët pas procedurave formale u sollën para Gjykatës së Ankarasë nga ekipet e Departamentit të luftës kundër terrorit dhe me të cilët përfundoi marrja në pyetje nga prokuroria, u transferuan në gjykatat penale me kërkesën për arrestimin e tyre.

Gjykatat penale dhanë vendimin për paraburgimin e 327 të ndaluarve nga gjithsej 355, ndërkohë që 25 u lanë të lirë me kusht që të jenë nën kontroll gjyqësor. Ndërkaq, 3 nga të dyshuar u lanë të lirë nga ana e gjykatës.

Në mesin e të paraburgosurve gjendet edhe i dyshuari për të cilin u pohua se ka qëlluar me armë Kryetarin e Departamentit të Luftës Kundër Terrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, Turgut Aslan, dhe truprojën e tij, koloneli Erkan Öktem si dhe kapiteni Ramazan Karabulut.

Artikulli paraprakJuncker: Kthimi i dënimit me vdekje në Turqi bllokon bisedimet për në BE
Artikulli vijuesRegjimi Sirian godet spitalet në Alepo