Kryeministri danez, Lars Loke Rasmusen, tha për Danes se Qeveria po peshon opsionin e rivendosjes së kontrolleve përgjatë kufirit të vendit me Gjermaninë.
Danimarka është duke konsideruar rivendosjen e kontrolleve kufitare me Gjermaninë, pas vendimit të tillë të Suedisë në nëntor, ka thënë kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, në fjalimin e Vitit të Ri. “Suedia po ngre pika kontrolli në kufirin e saj më Danimarkën.
Do të ndodhë shumë shpejt. Për herë të parë që nga 1950 duhet të kalosh me letërnjoftim përgjatë Oresundin (ngushtica e cila ndan këto dy vende)”.
“Kjo tregon rrezikun dhe krijon një situatë ku ne duhet të prezantojmë kontrollet kufitare me Gjermaninë, nëse vendosim se kjo është më mirë për Danimarkën.
Ne nuk duam të shohim emigrantët dhe azilkërkuesit në autostradën tonë përsëri. Ne duam të garantojmë qetësi dhe rend”, tha ai.