Kryeministri Erdoan viziton Katarin

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ndodhet për vizitë njëditore në Katar.

Kryeministri Erdoan në aeroportin ndërkombëtar të Dohas u prit nga ana e Kryeministrit të Katarit dhe njëkohësisht Ministri i Brendshëm, Abdullah Bin Nasir Halife El Thani.

Kryeministri El Thani do të shoqëroj Kryeministrin Erdoan gjatë vizitës së tij.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Erdoan në Katar ishte “Pallati i Emirit”.

Këtu Erdoan u takua me Emirin e Katarit, El Thani.

Takimi zgjati afërsisht 2 orë e gjysmë.

Gjatë takimit do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, çështja e energjisë dhe zhvillimet rajonale.

Gjithashtu temë e bisedimeve do të jenë edhe zhvillimet në Siri.

Pas këtij takimi Kryeministri Erdoan bëri përurimin e godinës së re të ambasadës turke në Doha.

Pas përurimit Erdoan do të takohet edhe me ish-Emirin e Katarit, Sheik Hamadin.

Artikulli paraprakKoha e rilindjes kombëtare shqiptare në Turqi
Artikulli vijuesSiri: 250 mijë persona mbesin të bllokuar