Kryeministri i Turqisë: Vendimi tani i përket popullit

Pas pranimit me 339 vota pro të ndryshimeve kushtetuese, pranim ky që do të thotë dërgimin e ndryshimeve në referendum, Kryeministri Yıldırım ka mbajtur një fjalim përshëndetës.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ne Parlamentin e Madhe të Turqisë (TBMM), në një fjalim të mbajtur me këtë rast ku ka cituar se ndryshimet kushtetuese do të dërgohen në referendum ka thënë: “Tashmë vendimi i përket popullit. Vendimi që populli do të marrë është mbi çdo gjë për ne”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pranimit me 339 vota pro të ndryshimeve kushtetuese, pranim ky që do të thotë dërgimin e ndryshimeve në referendum, Kryeministri Yıldırım ka mbajtur një fjalim përshëndetës.

Duke vënë në dukje se ajo që është diskutuar në parlament nuk janë ndryshimet kushtetuese por sugjerimi për këtë gjë, Kryeministri Yıldırım në vijim ka shtuar: “Ai që do të ndryshojë kushtetutën do të jetë populli turk. Ne bëmë detyrën që na takonte. Këtë punë po ja dërgojmë atij që i takon. Po e dërgojmë tek populli.”

Duke nënvizuar se vula është në dorën e qytetarëve të Turqisë dhe fjalën e fundit mund ta thonë vetëm ata, Yıldırım në vijim ka shtuar: “Dua të theksoj veçanërisht që populli turk është i dashuruar pas Republikës dhe shtimit të vlerave ndaj kësaj Republike. Është krenari të jesh pjesë e një populli të tillë.

Pas fjalimit Kryeministri Yıldırım shkoi drejt vendeve ku ishin ulur anëtarët e Partisë Nacionaliste Kombëtare (MHP) dhe falënderoi kryetarin e kësaj partie Devlet Bahçeli për qëndrimet e mbajtura ndaj këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Artikulli paraprakPolitika e “nxehtë” në Ballkanin e “ftohtë”
Artikulli vijuesMiliona euro donacione për shëndetësinë