Vendet nordike, marrëveshje për siguri kundër Rusisë

Pesë vende nordike janë pajtuar që të punojnë më për së afërmi në sektorin e mbrojtjes duke e deklaruar Rusinë si “sfidën më të madhe të sigurisë evropiane”.
 
Ministrat e mbrojtjes së Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës dhe Islandës kanë thënë se Evropa Veriore duhet patjetër të përgatitet për krizë të mundshme apo incidente për shkak të Rusisë.
 
Në një komunikatë të publikuar në të përditshmen ‘Aftenposten’, ministrat kanë thënë se liderët rusë kanë treguar se janë të gatshëm të përdorin mjetet ushtarake për të realizuar qëllimet.
 
Ata kanë nënvizuar aktivitetet në rritje të ushtrisë ruse përreth vendeve baltike dhe rajoneve të tjera veriore evropiane.
Deklarata është bërë në kohën kur janë rritur tensionet në Evropë prejse Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë, para një viti.
 
Duke e pasur parasysh se ka grupe të mëdha të minoritetit rus që jetojnë në vende baltike, janë rritur shqetësimet në këtë rajon për rrezikun e intervenimit rus./kohaislame
Artikulli paraprakBERZH synon gllabërimin e PTK-së përmes investimeve
Artikulli vijuesRekord në automobilistikën turke, eksporti rriten me 31 për qind