Rama tregon arsyen e ndarjes me LSI

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë, Kryeministri Rama ka prekur edhe një herë çështjen e timonit të vetëm dhe raportet me LSI.

“Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale të mandatit të parë dhe bindjes së krijuar tek njerëzit se Partia Socialiste e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar nga të tjerë, aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE”.

Por Rama ka shtuar se pikërisht tek vetingu, ku sacialistët kishin gjithmonë qëndrim të unifikuar me partnerët ndërkombëtarë, ata janë ndarë me aleatët e mëparshëm në qeverisje, LSI.

“Rrezikuam qeverinë, por nuk rrezikuam reformën. Me LSI u zgjerua kampi i të trembureve nga reforma. Tek vetingu u pa më qartë ndarja mes nesh dhe atyre. Qëndrimi për të mos kompromentuar reformën, ndau rrugët tona me aleatët e mëparshëm”, tha Rama.

Artikulli paraprakSi u kthye Shqipëria në një shtet të prodhimit të kanabisit
Artikulli vijuesNdryshime në strukturat e socialistëve