Shtëpia Fokus Kryeministri irakian: Kemi filluar operacionet për rimarrjen e Felluxhës

Kryeministri irakian: Kemi filluar operacionet për rimarrjen e Felluxhës

Kryeministri i Irakut, Haider Al-Abadi, njoftoi se të hënën kanë filluar operacionet për rimarrjen e distriktit qendror irakian Felluxha nga grupi terrorist DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacionet mbështeten nga grupi i koalicionit ku përfshihen forcat irakiane dhe policia, si dhe grupi i armatosur shiitë i njohur si Hashid Shaabi.

Al-Abadi në një televizion lokal theksoi se “Këtu njoftojë se flamuri i Irakut së shpejti do të valëvitet në qiellin e Felluxhës, Do të shkatërrojmë flamurin e DAESH-it i cili ka okupuar territorin. Koha e fitores ka ardhur për të çliruar Felluxhën. Nuk ka mënyrë tjetër për DAESH-in përveç të arratiset. Forcat e sigurisë kanë siguruar dalje të sigurta për civilët.”

Felluxha, distrikt në provincën Al Anbar të Irakut, që gjendet rreth 69 kilometra në veri të Bagdadit, është nën kontroll të DAESH-it që nga viti 2014

 

Artikulli paraprakLëvizja BESA e palëkundur: Çështjen e bashkëpunimit opozitar ia kemi deleguar Këshillit Opozitar
Artikulli vijuesJa si përmirësohet shëndeti i njeriut nëse konsumon një pjeshkë në ditë