Kryeministri i Turqisë ka thënë se zbatimi i marrëveshjes bërthamore është në interes të ekonomisë së rajonit.
Ahmed Davudoglu në një intervistë dhënë CNN theksoi përpjekjet e Turqisë për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Iranin dhe tha se Ankaraja nuk e konsideron Teheranin rival të saj në rajon.
Kryeministrit turk sa i përket pranisë së kurdëve në bisedimet siriane tha se Turqia nuk është kundër pjesëmarrjes së kurdëve siriane në bisedime. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet prej 16 janarit.