SIRI – OFENSIVA E USHTRISË NË HALEP SHKAKTON 13 TË VDEKUR

Të paktën 10 ushtarë dhe tre opozitarë u vranë dje gjatë ofensivës së trupave besnike të presidentit sirian, Bachar al Assad në qytetin e dytë më të madh të vendit, Halep, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) me qendër në Britaninë e Madhe.

Shumë zona të Halepit janë mitraluar që të premten në mëngjes nga helikopterë luftarakë sirianë.

”Lagjet Salaheddine (jugperëndim), al-Azamiyé (jugperëndim), Boustane el-Kasr (jug), al-Machad (jug) dhe al-Soukkari (jug) u mitraluan nga helikopterët”, sipas OSDH-së./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSerbia do të pranojë zyrën e Prishtinës në Beograd
Artikulli vijuesGracka” serbe për bisedime