Kryeministri i ri i Turqisë Binali Yıldırım, ka bërë publike përbërjen e Këshillit të Ministrave të 65-të të miratuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Ministrave i formuar në kryesinë e Yıldırım përbëhet nga këto emra:
Zëvendës Kryeministrat: Nurettin Canikli, Mehmet Şimşek, Numan Kurtulmuş, Tuğrul Türkeş, Veysi Kaynak
Ministri i Drejtësisë: Bekir Bozdağ
Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale: Fatma Betül Sayan Kaya
Ministri për Bashkimin Europian: Ömer Çelik
Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Özlü
Ministri i Sigurisë Sociale: Süleyman Soylu
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban : Mehmet Özhaseki
Ministri i Punëve të Jashtme: Mevlüt Çavuşoğlu
Ministri i Ekonomisë: Nihat Zeybekci
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak
Ministri i Rinisë dhe Sportit: Akif Çağatay Kılıç
Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Faruk Çelik
Ministri i Doganave dhe Tregtisë: Bülent Tüfenkci
Ministri i Punëve të Brendshme: Efkan Ala
Ministri i Zhvillimit: Lütfi Elvan
Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Nabi Avcı
Ministri i Financave: Naci Ağbal
Ministri i Arsimit: İsmet Yılmaz
Ministri i Mbrojtjes: Fikri Işık
Ministri i Pyjeve dhe Ujërave: Veysel Eroğlu
Ministri i Shëndetësisë: Recep Akdağ
Ministri i Transportit dhe Punëve Detare: Ahmet Arslan