Kryeministrja britanike mbërrin në Turqi

Kryeministrja May e cila ka mbërritur në aeroportin Esenboğa të Ankarasë në orën 11.05 me orën lokale, do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në rezidencën presidenciale

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka mbërritur sot në Ankara, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja May e cila ka mbërritur në aeroportin Esenboğa të Ankarasë në orën 11.05 me orën lokale, do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në rezidencën presidenciale.

Ndërsa më pas May do të pritet me një ceremoni zyrtare në rezidencën Çankaya nga kryeministri turk Binalı Yıldırım, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ajo do të marrë pjesë edhe në darkën që do të shtrohet për nder të saj.

Artikulli paraprak“Vendimi i Greqisë për puçistët është një zhgënjim i plotë”
Artikulli vijuesPas një pauze prej 30 vitesh 62-vjeçari synon kampionatin e xhudos