Sarkozy: Krimeja vendosi që të ndahet nga Ukraina

Ish presidenti francez ishte i pari që foli në të mirë të pavarësisë së Kosovës, ende pa u shpallur ajo në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Tani, Sarkozy ka folur edhe për atë që në perëndim kryesisht duket të jetë një lloj tabuje, aneksimi i Krimesë nga Rusia, ndonëse duket sikur të gjithë në këtë pjesë të Evropës pajtohen që rasti i gadishullit të aneksuar të Ukrainës nuk ka fare të bëjë me atë të Kosovës.

“Nuk mund ta fajësojmë Krimenë pse është ndarë nga Ukraina, një vend në krizë dhe ka vendosur t’i bashkohet Rusisë”, ka thënë ish lideri i Francës.

Siç raporton ‘Russia Today’, transmeton Indeksonline, Sarkozy duke folur në kongresin e partive të të djathtës së qendrës ka thënë se ‘ne jemi së bashku me Rusinë pjesë e një civilizimi të përbashkët’.kohaislame

Artikulli paraprakPse Zvicra është joatraktive për emigrantët kosovarë?
Artikulli vijuesZhbogar: Trepça nuk ka qenë në agjendë, varet nga Mustafa dhe Vuçiç