Kryemyftiu i Maqedonisë rrihet me myftiun e Shkupit

Një rrahje ndërmjet kryetarit të bashkësisë islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi dhe myftiut të Shkupit Ibrahim Shana ka ndodhur dje në parkingun afër Operës e Baletit të Maqedonisë, raporton gazeta maqedonase “Dnevnik”.
 
Konfliktit fizik i parapriu një grindje gjatë një solemniteti në resiat të cilin e kishte organizuar Bashkësia Islame e Maqedonisë me rastin e një feste kuranore.
 
Kryetari i bashkësisë islame të Maqedonisë kishte reaguar me rastin e një mirënjohjeje për myftiun Shkupit për mbrojtjen e pasurisë se Vakëfit, transmeton Koha.net.
 
Për këtë kishte thënë se është propozim i funksionarëve të kriminelëve të Myftinisë, por grindja kishte vazhduar pas solemnitetit në parking kur kryemyftiu ishte sulmuar fizikisht me objekt të fortë nga myftiu.
 
Të pranishmit kishin ndërhyrë dhe i kishin ndarë.
 
Deri në çfarë niveli ka mbërri përleshja mes të dy lartëpërmendur, ende ka spekulime.
Artikulli paraprakKur do të fitojë Islami?(VIDEO)
Artikulli vijuesKamata te Çifutët dhe te Krishterët – Hoxhë Irfan Jahiu (VIDEO)