Kryengritesit kanë shtënë në dorë një nga hidrocentralet kryesorë të Sirisë

Sot kryengritësit sirianë njoftuan për marrjen nën kontroll të objektit të rëndësishëm të radhës në veri të vendit. Kësaj here pas luftimeve që zgjatën shumë orë, ata shtinë në dorë hidrocentralin “Tishrin”.

Ky hidrocentral është pjesë e kaskadës së hidrocentralit në lumin Eufrat. Energjia elektrike e prodhuar nga “Tishrin” furnizon disa rajone në veri të Sirisë, në veçanti – krahinën e Aleppo-s.

Në lidhje me viktimat nga të dyja palët nuk ka akoma informata. Por kryengritësit kanë postuar tashmë në Internet një video, në të cilën demonstrojnë trofetë e tyre.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/NSgpKx3mX48″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakVetëvendosje vë flamurin në kufi me Serbinë
Artikulli vijuesJa pse programet pa pagesë nuk janë gjithmonë të sigurta