Venediku kërkon shkëputjen nga Italia

Aktivistët e lëvizjes për pavarësinë e Venedikut, do të mbajnë sot një miting ku do të kërkojnë mbajtjen urgjente të referendumit ku qytetarët do të deklarohen për shkëputje e rajonit nga Italia.

Lëvizja e sapo formuar, “Indipendeca Veneta”, tha se pret që disa mijëra njerëz të vijnë në miting, të inspiruar nga aspiratat separatiste të Skocisë dhe Katalonisë.

Turma me gondola do të kalojë Kanalin e Madh për ta përçuar “mesazhin e pavarësisë” deri te qeveria lokale e krahinës Veneto.

Ditorja britanike “Daily Telegraph” thotë se kjo tendencë do të has në rezistencën e Romës, sidomos kur dihet se aktivistët kërkojnë që shteti i ri ta marrë verilindjen e Italisë, ku gjendet Venediku, rajoni Veneto, disa pjesë të Lombardisë etj.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer në mesin e banorëve të Venedikut – të cilët flasin me një dialekt tjetër dhe ndjehen gjeografikisht dhe kulturalisht larg nga pjesa tjetër e vendit – ekziston një mbështetje e madhe për pavarësinë. Sondazhi është kryer nga gazeta “Corriere della Sera”, në shtator, ku 80 për qind e të intervistuarve dolën të ishin në favor të pavarësisë së Venedikut. Rezultate të ngjashme kanë dhënë edhe sondazhet e mediave tjera italiane. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakiPad Mini niPad Mini në prodhimë prodhim
Artikulli vijuesKryengritësit sirianë pushtojnë qytetin pranë kufirit me Turqinë