Lirimi i të burgosurve afganë i pengon ShBA-të

0
111

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar të mërkurën planet e autoriteteve afgane që të lirojnë nga burgu 88 “militantë” të dyshuar, duke i etiketuar ata si “individ të rrezikshëm”, të cilët mund të jenë kërcënim për sigurinë, në kohën kur forcat e NATO-së po bëhen gati për t’u larguar nga Afganistani.
Mospajtimet rreth fatit të të burgosurve, është çështja e fundit për të cilën autoritetet amerikane dhe Afganistani po shfaqin qëndrime të kundërta, ku marrëveshja bilaterale për sigurinë mbetet pengesa kryesore për relaksimin e raporteve mes dyve, transmeton Rel.

Burgu i Bagram i është dorëzuar autoriteteve afgane nga Shtetet e Bashkuara gjatë muajit mars, hap ky i cili ishte vlerësuar nga presidenti Hamid Karzai, si një simbol të Afganistanit për rikthimin e sovranitetit kombëtar.

Shumë prej atyre që ende po mbahen në Bagram, janë luftëtar të dyshuar të rangut të lartë apo talebanëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë shfaq brenga për sistemin e dobët afgan, për shkak të korrupsionit në mesin e forcave të rendit.