Kryengritesit sirianë sulmojnë bazën ushtarake në Idlib

Rebelët e Sirisë kanë sulmuar një bazë ushtarake në veriperëndim të provincës Idlib. Sulmi ka për qëllim të shkurtojë rrugën për përforcim të rebelëve nga Damasku në Alepo.

Raportet e dëshmitarëve thonë se trupat siriane kanë përdorur aeroplanët luftarakë, në përpjekje për të mbrojtur bazën.

Konfirmime për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjes nuk ka.

Në rrafshin diplomatik, ministri i jashtëm egjiptian, Muhammad Amr, ka takuar në Moskë homologun e tij rus, Sergei Lvarov.

Pas takimit, Lavrov u ka thënë gazetarëve se të dy ata janë pajtuar për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Siri, në mënyrë që të lehtësohet procesi i stabilizimit politik.

Lavrov ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë së bëri presion ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të dhënë dorëheqje, si dhe të shmangë krijimin e parakushteve për negociata.

Moska njihet si aleat i fuqisëhm i Damaskut.

Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit të kaluar. Regjimi u është përgjigjur me dhunë kundërshtarëve që duan rrëzimin e presidentit Assad dhe bëjnë thirrje për reforma.

Mbi 44,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.

Artikulli paraprakShtatë të vrarë gjatë një operacioni në Dagestan
Artikulli vijuesÇrregullimet psikike, në rritje