Kryepeshkopi i Shqipërisë Janullatos: Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë të dhënë për CNN, ka deklaruar se shtetet perëndimore kanë gabuar në strategjitë e tyre për të luftuar terrorizmin.

Sipas tij, kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm me armë dhe municione, por një përballje që kërkon inteligjencë dhe përpjekje më të mëdha për të zhvilluar kulturën dhe edukimin.

“Unë do t’iu them diçka vërtetë provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë për padrejtësitë dhe se ku mund t’i dërgojë popujt varfëria. Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa dhe aeroplanë. Po flasim për një luftë ideologjike, ndaj mendoj se në ketë betejë të gjithë duhet të tregohemi më inteligjentë”, ka thënë Janullatos për CNN.

Kryepeshkopi Janullatos ka thënë se ndonjëherë kanë qenë vetë fuqitë e mëdha, që për shkak të interesave të tyre të ngushta kanë kryer veprime të dëmshme për shoqërinë. Si shembull, ai mori armatimet e grupeve rebele si dhe tregtinë e jashtë-ligjshme të naftës me militantët e Shtetit Islamik.

Në fund, Janulla tos tha se shoqëria duhet të jetë autokritike dhe të shohë se ku ka gabuar.

 

Artikulli paraprakNjë pishpirik (islamofob)!
Artikulli vijuesNjë snajper për liderin e opozitës