Jahjaga duhet të dorëhiqet!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, ka thënë që marrëveshja për Presidenten, e lidhur ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, duhet të respektohet.

Limaj, në një intervistë për Klan Kosovën, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes, i bie që ka kërkuar dorëheqjen e presidentes së tanishme Atifete Jahjaga, kërkesë kjo që është bërë prej kohësh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti Limaj, ka thënë gjithashtu se për marrëveshjen nuk ishte pyetur askush nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai tha se kryeministri Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kishte vendosur vetë, pa e pyetur askënd.

“Thaçi e ka bërë marrëveshjen pa u konsultuar me asnjë anëtarë partie. Unë vetë për këtë gjë e kam kuptuar nga mediet”, ka thënë Limaj, transmeton Indeksonline.

Limaj po ashtu ka përmendur çështjen e hetimeve duke thënë që në seancën gjyqësore të radhës do të përmendën emra të mëdhenj.  /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakKryetari i Kukësit godet me karrige paditësin
Artikulli vijuesSHBA: Janë tërhequr trupat shtesë nga Afganistani