Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e qeverisë duhet bërë përpjekje që në mënyrë institucionale të parandaloj ndërtimin e kryqit në lagjen Butel të Shkupit. Kështu ka vlerësuar ish nënkryetari i Kuvendit Hisni Shaqiri dhe analisti Arsim Sinani. Sipas tyre çdo tentativë tjetër, përfshi edhe formimin e Komisionit nga BDi-ja për parandalimin e ndërtimit të kryqit, paraqet mjegullim të opinionit.
“Në gurrë themelin kanë marrë pjesë zyrë të lartë të qeverisë dhe BDI është pjesë e qeverisë dhe këtë çështje duhet ta luftojë në mënyrë institucionale aty ku është pjesë edhe vet e asaj qeverie , është një lojë shumë provokative si shumë çështje tjera që kanë ndodhë edhe me Shkupin sidomos. BDI duhet të jetë më serioze se këta punë nuk zgjidhen me anë të komisioneve sepse komisionet deri më tash nuk kanë treguar sukses në zgjedhjen e probleme të shqiptarëve, dhe në këtë drejtim ajo len të kuptojmë se i shmanget përgjithësisë”, deklaroi Hysni Shaqiri, ish nënkryetar i parlamentit .
“Unë mendoj se këto janë taktizime të Bashkimit Demokratik për Integrim për tu arsyetuar para opinionit publik, por edhe para anëtarësisë së vetë se ja ne jemi duke bërë diçka. Mendoj se komisionet brenda partisë mund të jenë funksionale por ata nuk janë obligative për institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe mendoj se do të duhet të ndryshonin qasjen. Komision anketues do të duhej të krijonin në kuadër të parlamentit të Maqedonisë për t’ju kundërpërgjigjur këtyre gjërave por , nga 2006 ne kemi gjithë ato përmendore në Shkup dhe BDI vazhdimisht ja hedhë topin PDSH-së dhe PDSH-ja hedhë topin vazhdimisht BDI-së, dhe mendoj se këta komisione janë vetëm për tu hedhë pluhur syve qytetarëve shqiptarë , por qytetarët e dinë tash më se BDi donë vetëm pushtet dhe asgjë tjetër”, tha Arsim Sinani, analist për alsatm.
BDI-ja gjatë ditë së hënë në mbledhjen e kryesisë qendrore vendosi që me komisionin për parandalimin, shfuqizimin juridik të vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel të kryesoj nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.
https://www.youtube.com/watch?v=CliXG6P3mQ4