Shqiptari i Maqedonisë vendin e katër në botë në garat Kuranore

Shqiptari i Maqedonisë vendin e katër në botë në garat Kuranore.

Njëri ndër lexuesit më te mirë të Kuranit në Evropë, hfz Xhemail Nuhiu tanimë i mirënjohuri nga Shkupi i cili keto ditë morri pjesë ne garat kuranore ndërkombëtare në Teheran të Republikës së Iranit, pasi ka hyrë në fazën finale të kësaj gare ndërkombtare, sot zuri vendin e katërt në botë.
Në finalen e madhe hafizi i nderuar do ka garuar edhe me katër lexues tjerë nga vende të ndryshme të shteteve myslimane si psh. Afganistani, Egjipti, Iraku dhhe Irani.

Ndërsa bëhen me dije besimtarët se është nisë një iniciativë e shpejtë dhe është mirë të ndahet me komunitetin përmes rrjeteve sociale, që të dilet në mënyrë masive në aeroport për ta pritur fituesin e vendit të 4 në rang botërorë në garat e Kuranit, hfz Xhemail Nuhiun. Nderimi i bartësit të Kuranit dhe fituesit të vendit të 4 në rang botërorë. Ta mbushim aeroportin në ora 08.00 në pritje të këtij heroi, thotë ndër të tjera Hoxhë Bekir Halimi.

Artikulli paraprakGjermania me qëndrim tjetër ndaj Greqisë
Artikulli vijuesIniciativë e rrallë kosovare, që të dëgjojmë cicërima në Pranverë