Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit për vendosjen e Kryqit, donacion i Kongresit Botëror Maqedonas, u hoq nga rendi i ditës në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, njofton TV21.
Ashtu siç tha gjyqtari Vladimir Stojanoski, ende po përgatitë raportin dhe kjo iniciativë do të vihet në agjendën e takimit të ardhshëm, kur Gjykata do të duhet të vendosë nëse do të veprojë në atë ose do ta refuzon.
Sipas propozuesit të iniciativës, kryetarit të Lëvizjes për reforma-PDSH, Ziadin Sela vendimi për vendosjen e kryqit nga ana e komunës së Butelit është sjellë pa respektimin e të drejtës së Badenterit.