KTHEHEN 700 MILION €

Hetimet e Zyrës së BE-së për të luftuar mashtrimin rezultuan më kthim të hollave dhe me burgim në kohëzgjatje 511 vjet.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Luftën kundër Mashtrimit (OLAF), me seli në Bruksel, e menaxhuar nga Komisioni Evropian, njoftoi në prezantimin e raportit për vitin 2011 se 463 hetime që janë kryer gjatë vitit të kaluar rezultuan më kthim të 691 milion euro, dhe më burgosje në  periudhe totale prej 511 vjetësh.

Prej 463 hetimeve, 122 i referohen stafit të BE-së, 89 në bujqësi, 67 në ndihmat e huaja dhe 64 në fondet strukturore.

Shumica e parave u kthye nga fondet strukturore (524.7 milionë euro), pasuar nga të ardhurat e autoriteteve doganore (113.7 milionë euro) dhe subvencionet bujqësore (34 milionë euro).

Drejtori i agjencisë OLAF Giovanni Kessler tha se një sasi e madhe e të hollave u kthye në vitin 2011 kur autoritetet italiane zbuluan mashtrimin e 382 milion euro në lidhje me fondet strukturore./Dukagjini/.kohaislame

Artikulli paraprakZYRA E BE-SË NDAU 46 GRANTE PËR BIZNESE
Artikulli vijues69 PERSONA JANË VRARË NË OPERACIONET E FUNDIT TË USHTRISË SIRIANE