Kroacia ngrin, -43 ° C!

Dëbora ka mbuluar pjesën më të madhe të Kroacisë, duke bërë që temperaturat jashtëzakonisht të ulëta të shkaktojnë vështirësi të trafikut, si dhe të shkaktojnë probleme në furnizimin e qytetarëve, pasi erërat e forta rrisin edhe më shumë ndjenjën e të ftohtit, raporton portali kroat “24sata”.

Një erë e stuhishme prej gati 100 kilometrash në orë me një temperaturë prej -22 gradë Celsius në Zavizhan krijon një “ndjenjë” polare deri – 43 gradë Celsius, sipas atlasit atmosferik kroat.

Temperatura minimale absolute e ajrit në Kroaci u regjistrua në pjesët kontinentale dhe shkonte në mes të -21.7º Celsius e matur në vitin 1985 në Parga dhe – 28.9º C në vitin 1963 në Gospiq.

Artikulli paraprakEdi Rama kritikon BE-në: as fonde s’po na jepni sa duhet
Artikulli vijuesRigjykim për aktivistët e VV-së