Google ndalon daljen e smartfonave Acer

Acer ishte gati të nxirrtë një smartfon të ri dje, i cili kishte një version të modifikuar të Android të njohur si Aliyun.

Gjithsesi para se gjithçka të bëhej gati Google i anulloi këto plane. Gjiganti i kërkimit ka bërë një deklaratë se përse u ndaluan këto plane. Google tha se përpuethshmëria është zemra e ekosistemeve Android.

Gjthashtu shtoi se të gjithë pjesëtarët e OHA janë përkushtuar në ndërtimin e një platforme Android. Gjithsesi kjo marëveshje nuk i ndalon prodhuesit të marrin pjesë në ekosisteme të tjera.

Por atëherë kompani të tjera si Amazon kanë ndërtuar tabletat e veta Android?

Shumë e thjeshtë, Amazon nuk është pjesë e OHA kështu që nuk duhet ti përmbahet urdhrave dhe regullave të saj. Aliyunb OS u krijua si një sistem operativ i bazuar në Cloud nga kompania kineze Alibaba Group dhe doli për herë të parë në korrik të vitit 2011.

Kur doli, kompania tha se ishte plotësisht e përpuethshme me aplikacionet e Android por tani shpjegon se nuk është pjesë e ekosistemit të Google, kështu që një pjesë nuk duhet të jetë e përpuethshme.

Andy Rubin nuk është dakord. Ai thotë në një postim të fundit në Google + se ky OS i funidt ishte nje pjesë e sistemit të përgjithshëm të Android.

Sido që shkojnë zhvillimet, duhet të jetë shumë e sikletshme për Acer të anullojë një event mediatik i cili ishte në plan të zhvillohej.kohaislame

Artikulli paraprakEgjipti, keqardhje për vonesën e njohjes së Kosovës!
Artikulli vijuesJakup Krasniqi voton prej Egjiptit