Më telefonoi disa herë. Unë isha i zënë kështu që nuk arrita t’i përgjigjem dot. Ai më dërgoi disa SMS (mesazhe) në celularin tim.
I telefonova. Fillimisht dukej i qetë, mirëpo kur fliste vihej re merzia e madhe.
Më tha me qetësi: O shejh! Ku do të shkojmë pasi të vdesim?!
I habitur iu përgjigja: Vdesim, pastaj ringjallemi, tubohemi ditën e ringjalljes, takojmë Allahun e Lartmadhëruar dhe…
Ai më ndërpreu dhe ashtu siç ishte, i mërzitur dhe i shqetësuar më tha: Nuk e besoj!! Nuk e besoj!!
Nga sjellja e tij arrita të kuptoj se ndoshta ishte një djalosh që ishte sprovuar me leximin e librave dhe artikujve të ndryshëm, ose kishte hyrë nëpër faqe të intemetit të cilat e kanë çoroditur. Ose, ndoshta ka debatuar me ateistë, jobesimtarë dhe ngaqë ka qenë pa dije, nuk ka pasur mundësi t’i argumentojë dhe ata e kanë mundur në debat.
Thashë: O djalosh! Pse nuk e beson?!
Më tha: O shejh! U futa në disa faqe interneti të cilat flisnin për jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër (ahiretit) dhe debatova me disa persona. Pastaj fillova të meditoj për Akiden (besimin) me të cilin u rrita dhe u edukova. Xheneti, Xhehenemi, Sirati (ura e kalimit mbi Xhehenem), Hisabi (llogaria), Ndëshkimi… e çjanë të gjitha këto?!
I thashë: O djalosh! Qetësohu dhe mos debato për ndonjë çështje nëse nuk e di atë. “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni.” (Isra: 36)
Çdokush që flet për diçka që nuk e di mirë, çrregullohet dhe i përzihen çështjet dhe bëhet peng i atij që dëshiron ta çojë në lajthitje dhe prishje të mendimit.
O djalosh! Akideja e Teuhidit dhe Imanit (Njëshmërisë dhe Besimit) është baza e moralit tonë, pa të cilën shpirtërat nuk qetësohen. Për këtë arsye ata që përqafojnë Islamin vijnë duke u shtuar dhe nuk pakësohen. Në mesin e tyre kemi profesorë
universitetesh, shkencëtarë të mëdhenj, ambasadorë, ministra që po i veçojmë nga të tjerët.
Çfarë i tërhoqi këta që të fiiten në një fe ku duhet të besohet Xheneti, Xhehenemi, Hisabi (llogaria) dhe Ndëshkimi?! Ata asesi nuk u imponuan që të futen me zor aty dhe as nuk u mashtruan me ndonjë lloj pagese që ta përqafonin atë!!
Ajo çka i tërhoqi ata ishte Teuhidi dhe Fitrah (natyrshmëria e pastër), nëpërmjet të cilave prehen e rehatohen shpirtrat dhe qetësohen zemrat.
Allahu i Lartësuar na krijoi prej një njeriu të vetëm, babait tonë Ademit (alejhi Selam), pastaj krijoi nënën tonë Hauanë dhe prej atyre të dyve u përhap njerëzimi. E jetojmë këtë jetë, jemi bamirës për njerëzit, e jetojmë jetën tonë të gëzuar dhe të lumtur pastaj vdesim. Pas kësaj ringjallemi dhe merremi në llogari. Për këtë kemi shumë argumente logjike dhe të transmetuara (nëKuran dhe Sunet) dhe…
Shoku im po dëgjonte me shumë interes dhe aq qetë saqë mendova se e kishte mbyllur telefonin, prandaj herë pas here e pyesja: A je në linjë? Është kështu apo jo?
Ai dëgjonte me shumë qetësi dhe zhytur në meditim.
Pas kësaj ngjarjeje arrita të kuptoj se ai dhe të tjerë si ai kanë nevojë për një libër që flet për ahiretin (botën e ardhshme), i shkruar me metodën bashkëkohore
Shkeputur nga libri “BOTA TJETER”