A ka Kosova ambasador në Francë, ku janë “strukur” aktivistët e Shoqatës Kosovë-Francë?
Nesër bëhen dy vjet prej se u vranë mizorisht anëtarët e redaksisë së revistës humoristike Charlie Herdbo dhe më kujtohet kur krejt shqiptarët e Kosovës u solidarizuan me këtë akt kriminal. Madje vërshuan parollat në Facebook me parollën “Je suis Charlie” dhe me ngjyrat e flamruit francez. U ndezën edhe qirinj midis Prishtinë…
Me nje fjalë krejt shqiptarët brohoritën « Je suis Charlie”
Unë nuk e kam ndërruar « cover page » të faqes time ne Facebook por kam dënuar këtë akt të dhunës së shfrenuar kundër kolegëve, gazetarë të gazetës Charlie Herbdo.
Sot dy vjet më pas, një lider i një partie politike, një ish-kryeministër, një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, po mbahet në arrest në Francë me fletarrest të Serbisë dhe përderisa opinionit francez nuk «i ha palla» për Ramush Haradinajn, po më habit « heshtja mortore » e ambasadorit « të përjetshëm » të Republikës së Kosovës në Francë e anëtarit të ri të Akadamisë së Kosovës dr.Muhamedin Kullashit apo ambasadorit aktual të Kosovës Qëndrim Gashit?
Ku është që nuk po e thotë një fjalë ? Që nuk po na tregon neve opinionit shqiptar se «…Ramushi do të lirohet…apo edhe se …Ramushi i ka punët keq ! »
Unë besoj se ai është duke u angazhuar « natë e ditë » në qarqet diplomatike që të lirohet Ramush Haradinaj por në qoftëse nuk e thotë asnjë fjalë, opinioni nuk e di të vërtetën ?
Thjesht, për hir të opinionit publik është dashtë t’i thotë dy fjalë.
Në ndërkohë janë « strukur si lepujt » edhe do aktivistë të shoqatës Kosovë-Francë e do farë shoqatave tjera frankofone që qëllim të parë kanë zhvatjen e fondeve të majme nga shteti francez por jo edhe kultivimin e reciprocitetit mes popullit të Kosovës e atij francez.
Prandaj, jo se dua të marrë në mbrojtje Ramush Haradinajn, se fjala ime te drejtësia franceze është si « fol e rruaj ve e veja lesh nuk ka » por po du me i pyet krejt ata brohoritesit e paradyvjetesh, ku jeni more ju “Je suis Charlie“,-te e Kosovës që jeni strukur si « lepujt » e nuk po bën za ? Ku jeni more ju profiterët e fondeve franceze që nuk po e thoni një fjalë për drejtësinë franceze të shtetit tuaj « mik të të shqiptarëve të Kosovës » ?
Unë nuk do të dal sot në protestën për lirimin e Ramush Haradinajnt… (Ai e di vet se për çka ka shkuar në Francë, për shetitje private, per aktivitet partiak apo për çështje të shtetit të Kosovës- unë nuk e di http://klankosova.tv/ekskluzive-nese-haradinaj-do-te-na-informonte-per-udhetimin-sdo-arrestohej-video/!), por jam kundër patriotëve të shpifur të tipit “Je suis Charlie“, dhe kundër OJQ-istëve të korruptuar nga shteti francez.