Ku përfunduan të hollat nga sfida me kofe ujë të akullt?

Sigurisht ju kujtohet sfida me një kofe ujë të akullt. Ishte fjala për aksion humanitar ku morën pjesë shumë personalitete publike, ndër të cilët edhe Bill Gejts dhe Lebron Xhejms. Qëllimi i derdhjes së ujit të akullt mbi kokë ishte për t’u nxitur rritja e vetëdijes dhe mbledhja e mjeteve financiare për luftën kundër sindromit ALS.

v cbghytu7

Blogu i asociacionit për ALS zbulon që me këtë aksion janë mbledhur 115 miliona dollarë. Prej tyre, 77 miliona dollarë kanë përfunduar tek hulumtimet për sindromin. Shoqata e ALS shpalli grafik interaktiv ku detajisht spjegohet se ku kanë përfunduar të hollat e aksionit humanitar.

10 miliona dollarë janë dhuruar kompanisë ALS ACT e cila punon në përshpejtimin e trajtimit të pacientëve që vuajnë nga sindromi. 23 miliona dollarë kanë përfunduar për shërbimet e pacientëve dhe bashkësia që punon për materialet informative dhe i dërgon donacionet tek qendrat për luftë kundër ALS.

5418

Artikulli paraprakSi mund të dobesohemi pa dietë?
Artikulli vijuesNëse vuan nga apatia, bëj një listë